“I pavetëdijshëm dhe në gjendje të rëndë”, mediat japin detaje rreth Mojtaba Khamenei: Po trajtohet në Qom

Raportimet bazohen në një memorandum diplomatik të mbështetur në vlerësime të inteligjencës izraelite dhe amerikane

07.04.2026. 11:54

“I pavetëdijshëm dhe në gjendje të rëndë”, mediat japin detaje rreth Mojtaba Khamenei: Po trajtohet në Qom

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Mojtaba Khamenei, figura e lartë iraniane dhe djali i Udhëheqësit Suprem, ndodhet në gjendje të pavetëdijshme dhe po merr trajtim mjekësor në qytetin e Qom.

Sipas një memorandumi diplomatik të publikuar nga gazeta britanike “Times” dhe të cituar nga media izraelite “Ynet”, informacioni bazohet në vlerësime të inteligjencës izraelite dhe amerikane. Dokumenti pretendon se “Khamenei është pa ndjenja dhe në një gjendje të rëndë shëndetësore”.

Sipas raportit, gjendja e tij e rëndë shëndetësore “nuk i lejon të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse të regjimit iranian”. Gjithmonë sipas të përditshmes “Times”, agjencitë amerikane dhe izraelite të inteligjencës ishin prej kohësh në dijeni për pozicionin e Khamenei. Autoritetet iraniane nuk kanë reaguar ende zyrtarisht mbi këto pretendime.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)