Një nga supermakinat më të rralla në botë, Mercedes-Benz CLK GTR Roadster i vitit 2002, me vlerë rreth 13 milionë dollarë, është sekuestruar nga FBI gjatë operacionit “Giant Slalom”. Mjeti i përkiste ish-kampionit olimpik Ryan Wedding, tashmë i kërkuar si drejtues i një karteli ndërkombëtar të kokainës, me të ardhura të paligjshme që dyshohet se kapnin mbi 1 miliard dollarë në vit.
CLK GTR është një ndër modelet më të veçanta të Mercedes-AMG, prodhuar vetëm në gjashtë njësi në versionin roadster. I pajisur me motor V12 6.0 litra dhe gati 600 kuaj fuqi, ky model është sot një nga makinat më të kërkuara dhe më të vlefshme në botë.
Foto: FBI (X)
FBI ofron deri në 15 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin e Wedding, i cili dyshohet se fshihet në Meksikë. Sa i përket supermakinës, pritet që ajo të dalë në ankand, ku vlera e saj mund të shënojë rekord për shkak të rrallësisë dhe historisë së saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)