Deri në fund të vitit 2025, do të bëhen 1400 ditë nga lufta në Ukrainë. Për të arritur deri në zgjidhjen e konfliktit “ka ende shumë punë për të bërë”. Megjithatë, pozitiv është fakti se në Majemi janë zhvilluar biseda productive ndërmjet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në rolin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff dhe një delegacioni nga Kievi, i udhëhequr nga Rustem Umerov.
Ky i fundit zëvendësoi Andriy Yermak, i cili dha dorëheqjen pas përfshirjes në skandalin e korrupsionit. Të martën Witkoff do të takohet edhe me Vladimir Putin. Rreth bisedimeve që u zhvilluan në Majemi, u shpreh edhe presidenti amerikan, Trump, sipas të cilit “ka shanse të mira” për një marrëveshje paqje.
Teksa vijojnë negociatat për planin e paqes të promovuar nga Shtetet e Bashkuara, në terren vijojnë luftimet. Dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse, të ndodhura në rajonin ukrainas të Kherson.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)