Takimi i ekipit të Trump me Putin kalon tre orë, bisedimet e paqes vazhdojnë deri natën vonë në Kremlin
Një takim është duke u zhvilluar në Moskë midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe dy të dërguarve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndrit dhe këshilltarit të Donald Trump.
Bisedimet për paqen kanë hyrë në orët e vona të mbrërmjes në Moskë, teksa takimi midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe dy të dërguarve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, po vazhdon prej më shumë se tre orësh në Kremlin.
Takimi ishte planifikuar të niste rreth orës 16:00, por u vonua rreth një orë e gjysmë për shkak të pjesëmarrjes së Putinit në një forum investimesh. Fotot e publikuara nga Kremlini tregojnë konfigurimin e delegacioneve, ku në të djathtë të Putinit ndodhet këshilltari i politikës së jashtme, Yuri Ushakov, ndërsa në të majtë, dy vende më tej, është i dërguari i tij Kirill Dmitriev.
Foto: AP/Alexander Kazakov
Përballë tyre, Steve Witkoff është ulur në qendër, me Jared Kushner në të majtë, ndërsa rreth tryezës janë gjithashtu të pranishëm përkthyesit.
Para nisjes së takimit, një Putin i qeshur e përshëndeti Witkoff-in dhe e pyeti për shëtitjen e tij dhe të Kushner-it në Moskë më herët gjatë ditës, përfshirë edhe një ecje në Sheshin e Kuq.
“Është një qytet madhështor,” u shpreh Witkoff.
Më herët gjatë ditës, amerikanët zhvilluan një drekë pune me kreun e Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev, i konsideruar një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus.
Foto: AP/Alexander Kazakov
Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se negociatorët amerikanë dhe ukrainas kanë avancuar një kornizë të re të marrëveshjes së paqes, e zhvilluar fillimisht në Gjenevë dhe e rafinuar gjatë bisedimeve në Florida. Sipas Zelensky-t, është arritur një plan prej 20 pikash, ndërsa Ukraina kërkon përfshirje më të madhe të aleatëve evropianë.
Foto: AP/Alexander Kazakov
Ai theksoi se tre çështje mbeten “më të ndjeshmet dhe më të vështirat”: çështja e koncesioneve territoriale, trajtimi i aseteve të ngrira ruse dhe krijimi i një “aleance të të gatshmëve”, vende që synojnë të mbështesin një marrëveshje të ardhshme paqeje për Ukrainën.
Takimi në Kremlin vazhdon ende dhe priten të publikohen më shumë detaje mbi rezultatet e bisedimeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)