Një tërmet i fortë, me magnitudë 6.0 ka goditur rajonin e Xinjiangut në Kinë, në orën 13:44 me orën lokale. Sipas të dhënave të Institutit të tërmeteve, epiqendra është regjistruar në qarkun Akqi, ndërsa thellësia ishte vetëm 9 km, gjë që e bën goditjen më të ndjeshme në sipërfaqe.
Agjencitë kryesore japin vlerësime të ngjashme: USGS raporton magnitudë 5.8 dhe thellësi 10 km, ndërsa CENC e konfirmon në magnitudë 6.0. Interesant ishte fakti se lëkundjet janë ndier deri në 300 km largësi, duke përfshirë qytetin Almaty në Kazakistan, me mbi 2 milionë banorë dhe rreth 270 km nga epiqendra.
Tërmeti u bë edhe më i frikshëm, sepse sipas EMSC, lëkundjet kanë zgjatur pothuajse 2 minuta. Deri tani nuk ka informacion të konfirmuar për dëme në njerëz apo ndërtesa, ndërsa marrja e të dhënave nga autoritetet kineze paraqet vështirësi.
Zona e Xinjiangut është e njohur për aktivitet të lartë sizmik. Arsyeja lidhet me prezencën e sistemit malor të Himalajas, e cila është krijuar për shkak të përplasjes mes pllakës indiane dhe pllakës euroaziatike. Kjo është arsyeja përse në këtë rajon shkaktohen tërmete të shpeshta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)