I biri i ish-Presidentit të dënuar me 27 vite burg do të kandidojë për Kreun e Shtetit

Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vite heqje lirie pas akuzave për grusht shteti, Jair Bolsonaro, mbështet djalin e tij të madh si kandidat për President të vendit në zgjedhjet e vitit 2026.

Burimi: CNN Brasil

05.12.2025. 19:50 >> 19:51

I biri i ish-Presidentit të dënuar me 27 vite burg do të kandidojë për Kreun e Shtetit

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka zbuluar qëllimet e tij për të mbështetur djalin e tij të madh, senatorin Flavio Bolsonaro, si kandidat për President në zgjedhjet e vitit 2026.

CNN Brasil, duke cituar burime anonime pranë familjes Bolsonaro, zbuloi se udhëheqësi i ekstremit të djathtë foli me djalin e tij të madh për planet e tij gjatë një vizite në selinë e policisë federale në Brasilia, ku po vuan dënimin për organizimin e një grushti shteti.

Lajmi për planet e Bolsonaros ndikoi negativisht në tregjet braziliane, me monedhën e vendit që u dobësua me më shumë se 1.5% kundrejt dollarit amerikan dhe tregun e aksioneve Bovespa që ra me 1.8%.

Kujtojmë se trupa gjykuese prej 5 anëtarësh të Gjykatës së Lartë në Brazil më 12 shtator e shpalli fajtor Bolsonaron për udhëheqjen e komplotit që synonte ta mbante atë në pushtet pasi humbje zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.

Avokatët e Bolsonaros e quajtën dënimin absurd dhe të tepruar. Ndërkohë, edhe 7 nga bashkëpunëtorët e tij u shpallën gjithashtu fajtorë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)