Tragjike në Pakistan, vrasin foshnjën 2-mujashe sepse dëshironin të ishte djalë

Nuk donin një vajzë tjetër. Policia ka arrestuar babain e foshnjës, ndërsa nëna ka arritur të arratiset dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

06.12.2025. 13:01

Tragjike në Pakistan, vrasin foshnjën 2-mujashe sepse dëshironin të ishte djalë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në distriktin Mianwali të Punjab, në Pakistan. Një çift dyshohet se ka vrarë vajzën e tyre 2-mujashe për shkak të pakënaqësisë nga lindja e një vajze tjetër.

Sipas hetimeve të policisë, foshnja, me emrin Palwasha, është mbytur në një rezervuar uji në shtëpi. Autoritetet njoftojnë se prindërit ishin të pakënaqur me lindjen e vajzës dhe kjo situatë i shtyu të kryenin aktin e tmerrshëm.

Policia ka arrestuar babain e foshnjës, ndërsa nëna ka arritur të arratiset dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet. Gjatë marrjes në pyetje, babai ka pranuar krimin, duke thënë se çifti dëshironte të kishte një djalë dhe nuk donte një vajzë tjetër.

Shteti ka hapur një hetim për vrasje, ndërkohë që policia vazhdon kërkimet për gjetjen e nënës dhe hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)