Australia është duke u përballur ditët e fundit me temperatura tepër të larta, të cilat kanë shkaktuar zjarre të mëdha në disa zona të vendit.
Situata më e rënduar paraqitet në New South Wales, atje ku flakët kanë shkrumbuar të paktën 16 shtëpi dhe mijëra hektarë tokë.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve në rajonet Phegans Bay dhe Ëoy Ëoy që të evakuohen pasi situata ende nuk është në kontroll.
Zjarret janë përkeqësuar për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta të cilat në disa zona kanë arritur deri në 42 gradë Celsius.
"Ju lutemi kujdesuni për njëri-tjetrin dhe ndiqni këshillat e autoriteteve", tha kryeministri Anthony Albanese në një deklaratë.
Autoritetet kanë paralajmëruar për një sezon zjarresh me rrezik të lartë këtë verë australiane pas disa sezonesh të qeta
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)