Të paktën 11 persona u vranë dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një hostel në Afrikën e Jugut.
Persona të armatosur hynë me dhunë në hostelin e vendosur në lagjen Saulsville, në perëndim të kryeqytetit Pretoria, dhe nisën të qëllonin të pranishmit. Mes viktimave është dhe një fëmijë i mitur.
Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, teksa nuk ka asnjë person të arrestuar nga autoritetet.
Personat e armatosur thuhet se hynë në lokal në orën 04:30 sipas orës lokale dhe hapën zjarr ndaj një grupi burrash që po pinin.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 45 persona për 100,000 sipas shifrave të vitit 2023-24 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)