Tension i lartë në Azi, ‘luftaraku’ kinez i kyç radarin e kontrollit avionëve F-15 të Japonisë
Gjakrat janë ndezur në Azi pas deklaratave të kryeministres japoneze Sanae Takaichi, në lidhje me Tajvanin. Kina është kundërpërgjigjur duke i kyçur radarin e kontrollit avionëve luftarakë F-15 të Japonisë, sipas Tokios zyrtare.
Japonia ka akuzuar Kinën se një avion ushtarak i tyre u ka kyçur radarët e avionëve luftarakë japonezë pranë ishullit jugor të Okinauas, duke krijuar një precedent të rrezikshëm.
Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se një avion kinez J-15 “herë pas here” ka synuar të nxjerrë jashtë loje radarët e kontrollit të zjarrit në avionët e saj F-15, në dy raste gjatë ditës së shtunë. Sipas Tokios, përdorimi i pretenduar i këtij sistemi nga avioni kinez u zbulua nga avionë të ndryshëm japonezë që ishin ngritur në ajër për të verifikuar një shkelje të mundshme të hapësirës ajrore nga Kina.
Avionët u shënjestruan për rreth tre minuta pasdite vonë dhe për rreth 30 minuta në mbrëmje. Japonia tha se avioni kinez J-15 ishte nisur nga aeroplanmbajtësja kineze Liaoning, e cila po manovronte në jug të ishujve Okinaua me tre shkatërrues raketorë.
Ky mendohet të jetë rasti i parë i një kyçjeje të qëllimshme radari mes avionëve ushtarakë japonezë dhe kinezë. Por Tokio zyrtare këmbënguli se nuk kishte pasur shkelje të hapësirës ajrore japoneze, dhe nuk u raportua asnjë lëndim apo dëmtim nga incidenti.
Foto: Japan's Ministry of Defense
Një zëdhënës i marinës kineze i hodhi poshtë pretendimet dhe tha se akuzat e Japonisë ishin krejtësisht të papajtueshme me faktet. Zëdhënësi tha se një avion i forcës së vetëmbrojtjes së Japonisë ishte afruar dhe kishte penguar vazhdimisht marinën kineze ndërsa ajo ishte duke kryer stërvitje.
Ministri i mbrojtjes së Japonisë, Shinjiro Koizumi, tha në orët e para të së dielës se Japonia kishte dërguar notë proteste ndaj Kinës për incidentin. Ai tha se veprimi “e tejkaloi kufirin e nevojshëm për operime të sigurta të avionëve” dhe se Japonia kishte “kërkuar masa të rrepta parandaluese” nga Kina.
Ngjarja vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar javët e fundit pas deklaratave të bëra nga kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, në lidhje me Tajvanin.
Kina u zemërua pasi drejtuesja japoneze sugjeroi se ushtria e Japonisë mund të përfshihej nëse Kina do të ndërmerrte veprime kundër Tajvanit. Komentet shkuan shumë më tej se ato të paraardhësve të saj, ndërsa ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, tha se deklaratat “kaluat një vijë të kuqe”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
Policia në Virxhinian Perëndimore ka arrestuar një punonjëse biblioteke, e cila përmes një videoje në TikTok i bëri thirrje popullit amerikan që të vrasë Presidentin Donald Trump.
Agjentët amerikanë të ICE do të mbështesin sigurinë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke shkaktuar debate dhe protesta në Itali për shkak të shqetësimeve mbi prezencën e tyre dhe të drejtave të qytetarëve.
Komente (0)