Vjedhje spektakolare, zhduken 8 piktura të Matisse në Brazil

Tetë tablo të piktorit francez Henri Matisse u vodhën nga biblioteka e São Paulos nga dy persona të armatosur. Vlera e objekteve është e pallogaritshme, teksa ngjarja të kujton grabitjen e bujshme në Luvër.

Burimi: ANSA

08.12.2025. 07:45

Vjedhje spektakolare, zhduken 8 piktura të Matisse në Brazil

Pas muzeut të Luvrit një tjetër vjedhje me përmasa të mëdha është regjistruar këtë herë në Brazil.

Sipas të dhënave nga policia vendase, 8 tablo të piktorit francez Henri Matisse u vodhën nga biblioteka e São Paulo-s , së bashku me pesë të piktorit brazilian Candido Portinati.

Mediat braziliane të cilat citojnë dëshmi nga vendngjarja, bëjnë me dije se dy persona të armatosur hynë në bibliotekën Mario de Andrade dhe ikën prej aty me këto vepra arti, pa iu hyrë gjemb në këmbë.

Gravurat e vjedhura ishin pjesë e ekspozitës " Nga Libri në Muze " kushtuar lëvizjes moderniste, të organizuar nga Biblioteka Mário de Andrade në bashkëpunim me Muzeun e Artit Modern të São Paulo . Vlera e veprave të vjedhura është aktualisht e panjohur.

Kjo grabitja të kujton, në disa mënyra, ngjarje sensacionale në Luvër në Paris në mesin e tetorit. Në atë rast, hajdutët vodhën nëntë pjesë nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës: një gjerdan, një brosh, një diademë dhe sende të tjera, veçanërisht "tërheqëse" për tregun e zi .

Kriminelët e Parisit, të mbuluar plotësisht, hynë në ndërtesë nga ana e Senës, ku po zhvilloheshin punime ndërtimi, duke përdorur ashensorë mallrash.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)