Një tërmet i shkallës 7.6 i shkallës Richter tronditi mbrëmjen e së hënës bregdetin lindor të Japonisë, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërim për cunami në disa rajone bregdetare, njofton Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, lëkundja ndodhi rreth orës 23:15 me orën lokale, afërsisht 70 kilometra larg bregdetit dhe në një thellësi prej rreth 53 kilometrash.
JMA paralajmëroi se dallgët e cunamit mund të arrijnë deri në 3 metra lartësi në disa zona përgjatë vijës bregdetare, përfshirë prefekturat Iwate, Aomori dhe pjesë të Hokkaidos.
Ky nuk është tërmeti i parë që godet Japoninë këtë vit. Në korrik, një lëkundje me magnitudë 5.5 ballë u regjistrua pranë ishujve Tokara në Kagoshima, në jugperëndim të vendit, por atëherë nuk pati rrezik për cunami.
Autoritetet japoneze u bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)