Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun El Oro në qytetin bregdetar Machala të Ekuadorit, ku 13 të burgosur janë gjetur të pajetë pasi një dron i mbushur me eksploziv u përdor për të shpërqendruar rojet jashtë institucionit. Sipas autoriteteve të burgjeve, trupat e viktimave u zbuluan pas shpërthimit, ndërsa dyshohet se të gjithë kanë humbur jetën nga asfiksia.
Incidenti, i regjistruar rreth 100 metra larg perimetrit të burgut, mendohet të jetë pjesë e përshkallëzimit të dhunës së bandave që kontrollojnë brenda dhe jashtë burgjeve ekuadoriane. Autopsitë dhe procedurat zyrtare janë në proces për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ky është episodi i radhës i një serie masakrash brenda burgjeve të Ekuadorit. Vetëm një muaj më parë, në të njëjtin institucion humbën jetën 31 të burgosur, shumica nga asfiksia dhe varjet, pas një revolte të dhunshme të nxitur nga riorganizimi i të dënuarve në një sektor të ri sigurie të lartë. Në shtator, 14 persona, mes tyre një gardian, u vranë gjatë një përleshjeje me armë, ku disa të burgosur u arratisën.
Që prej vitit 2020, më shumë se 660 të burgosur janë vrarë në dhunën e bandave brenda sistemit penitenciar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)