Dhjetëra të lënduar nga tërmeti në Japoni, bie alarmi për tsunami

Të paktën 30 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi një ditë më parë Japoninë. Autoritetet iu frikësohen paslëkundjeve ndaj iu kanë kërkuar banorëve që të jenë vigjilentë dhe të përgatitur.

Burimi: BBC

09.12.2025. 07:34

Dhjetëra të lënduar nga tërmeti në Japoni, bie alarmi për tsunami

Të paktën 30 persona mbetën të plagosur si pasojë e tërmetit 7.5 Ballë që goditi pjesën verilindore të Japonisë mbrëmjen e së hënës.

Lëkundjet e kishte epiqendrën rreth 80 km larg bregdetit të rajonit Aomori, duke shkaktuar paralajmërime për tsunami, të cilat u tërhoqën disa orë më vonë, por që shkaktuan evakuimin e mijëra banorëve.

Shumë shërbime të transportit janë pezulluar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se një dridhje më e fortë mund të ndodhë në ditët në vijim, duke i bërë thirrje publikut të qëndrojë në gatishmëri të lartë për të paktën një javë.

Qeveria japoneze ka ngritur një zyrë reagimi brenda qendrës së menaxhimit të krizave të kryeministrit dhe ka mbledhur një ekip emergjence.

Pas lëkundjeve, kompania japoneze e energjisë elektrike Tohoku Electric Poëer tha se nuk u raportuan incidente i në centralet e saj bërthamore Higashidori dhe Onagaëa.

Japonia është një nga vendet më të prekura në botë nga tërmetet. Ajo ndodhet në Unazën e Zjarrit dhe, si rezultat, përjeton rreth 1,500 tërmete në vit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)