Ish-ministri i Ekonomisë dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata Supreme në Kubë ka dënuar me burg im të përjetshëm ish-ministrin e Ekonomisë, i cili akuzohej për spiunazh.

Burimi: AP

09.12.2025. 09:20

Ish-ministri i Ekonomisë dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata Supreme Popullore e Kubës ka njoftuar përmes një deklarate për mediat se ish-ministri i Ekonomisë, Alejandro Gil Fernández, është dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzën për spiunazh.

Gil Fernandez mori gjithashtu një dënim të dytë prej 20 vitesh burg pasi u shpall fajtor në një gjyq të veçantë për krime të tjera, përfshirë marrjen e ryshfetit, falsifikimin e dokumenteve dhe evazionin fiskal. Gjykata Supreme tha se Gil “abuzoi me kompetencat që i ishin dhënë për përfitime personale, duke marrë para nga firma të huaja dhe duke korruptuar zyrtarë të tjerë.”

Gil ishte ministër i ekonomisë nga viti 2018 deri në vitin 2024 dhe ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Miguel Díaz-Canel deri në shkarkimin e tij. Në vitin 2019, ai u emërua gjithashtu zëvendëskryeministër.

Disa javë pas shkarkimit të tij, udhëheqësi kuban tha se Gil kishte bërë “gabime serioze” dhe se korrupsioni nuk do të tolerohej, por Gjykata më e lartë e Kubës nuk dha asnjë hollësi për atë se çfarë saktësisht kishte bërë ish-ministri apo për kë po spiunonte.

Rasti i Gil-it është më i rëndësishmi mes zyrtarëve që kanë rënë nga pushteti që nga viti 2009. Gil ishte fytyra publike e reformave të mëdha monetare dhe financiare në vitin 2021 në Kubë, përfshirë përpjekjen për të unifikuar sistemin monetar të vendit. Por Kuba, e cila tashmë ishte prekur nga një krizë ekonomike dhe mungesa e disa produkteve, përjetoi një spirale inflacioni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)