Avioni bie pranë bazës ushtarake në Sudan, nuk ka të mbijetuar

Një avion mallrash u aksidentua pranë një baze ajrore në Sudan duke iu marrë jetën të gjithë anëtarëve të ekuipazhit. Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

Burimi: AFP

10.12.2025. 08:12

Avioni bie pranë bazës ushtarake në Sudan, nuk ka të mbijetuar

Një avion mallrash Il-76 u rrëzua pasditen e së martës në Sudan, duke iu marrë jetën të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Sipas të dhënave paraprake, avioni humbi kontrollin teksa po përpiqej që të ulej në bazën ajror “Osman Digna” që ndodhet e vendosur në qytetin port të Sudanit, në detin e Kuq.

Paraprakisht dyshohet se shkak për rrëzimin e avionit ka qenë një defekt teknik.

Një burim nga autoritetet sudaneze konfirmoi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit kishin vdekur në këtë aksident ajror, teksa njoftoi dhe nisjen e një hetimi për ngjarjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)