Zhduket jahti izraelit në Qipro, nuk dihet fati i 5 personave

Një jaht izraelit i zhdukur ka ngritur në këmbë autoritetet izraelite dhe ato qipriote. Jahti me 5 izraelitë në bord u zhduk si pasojë e motit të keq pranë brigjeve të Qipros.

Burimi: Jerusalem Post

10.12.2025. 08:25

Zhduket jahti izraelit në Qipro, nuk dihet fati i 5 personave

Autoritetet në Qipro dhe në Izrael kanë nisur kërkimet e përbashkëta për gjetjen e një jahti izraelit që u zhduk të dielën në ujërat qipriote.

Sipas të dhënave paraprake, jahti dyshohet se është goditur nga moti i keq që solli stuhia Bajron në zonë, me erëra të forta e shira të rrëmbyeshëm.

Në momentin e zhdukjes në jaht udhëtonin 5 persona, fati i të cilëve nuk dihet ende.

Jahti u nis nga porti i Ashdodit me destinacion Qipron të dielën. Komunikimi me anijen humbi pak para se ajo t’i afrohej bregdetit qipriot, në një zonë që ishte prekur nga moti i keq.

Anije të Republikës së Qipros janë dërguar në zonën detare ku anija është parë për herë të fundit për kërkime, teksa për momentin nuk ka asnjë sinjal shprese.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)