Bombardohet spitali në Mianmar, të paktën 30 viktima

Të paktën 30 persona u vranë dhe 68 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi ajror të avionëve të juntës ushtarake në Mianmar ndaj një spitali.

Burimi: France24

11.12.2025. 08:52

Bombardohet spitali në Mianmar, të paktën 30 viktima

Të paktën 30 persona u vranë në një spital në Mianmar, pasi avionët e juntës ushtarake lëshuan bomba drejt tij për një motiv ende të paqartë.

Spitali i përgjithshëm Mrauk-U në shtetin perëndimor Rakhine, në kufi me Bangladeshin pësoi dëmtime të mëdha, teksa nën rrënojat e tij po kërkohet ende për persona të tjera.

68 persona të tjerë mbetën të lënduar, teksa zëdhënës nga junta ushtarake ende nuk janë shprehur për ngjarjen.

Junta ka shtuar sulmet ajrore vit pas viti që nga fillimi i luftës civile në Myanmar, pasi mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021, duke i dhënë fund një eksperimenti demokratik dhjetëvjeçar.

Ushtria ka caktuar zgjedhjet më 28 dhjetor, duke e cilësuar këtë votim si një hap përpara për luftime, por rebelët janë zotuar ta bllokojnë atë nga territori që kontrollojnë, të cilin junta po lufton ta rimarrë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)