Tregu global i arit po përballet me një situatë të pazakontë dhe potencialisht të rrezikshme, sipas një paralajmërimi të fortë nga Banka e Pagesave Ndërkombëtare. Institucioni financiar, i njohur si një nga më të vjetrit dhe më me ndikim në botë, vëren se çmimi i arit është rritur me rreth 20% që prej muajit shtator, duke e shndërruar atë nga një aset tradicional i sigurisë në një instrument me sjellje spekulative.
Banka nënvizon se ky ndryshim i arit përbën një “anomali të paprecedentë”, pasi ky metal zakonisht rrit vlerën në periudha pasigurie, ndërsa këtë herë po shënon rekorde në të njëjtën kohë kur tregjet amerikane, veçanërisht sektori teknologjik dhe ai i inteligjencës artificiale, po lulëzojnë. Ky paralelizëm, sipas ekspertëve, e zhvendos arin larg funksionit të tij klasik si strehë financiare dhe e fut në territor të pasigurt.
Sipas analizës, dy faktorë kryesorë kanë ndikuar në këtë situate, rritja e rreziqeve globale për shkak të pritshmërive për ulje të normave të interesit dhe orientimi i investitorëve drejt aseteve më fitimprurëse, për shkak të uljes së frikës për një ngadalësim ekonomik.
Edhe kompania amerikane e këshillimit financiar, Bloomberg, mbështet paralajmërimin e Bankës. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse kjo dinamikë vazhdon, rritja e shpejtë mund të pasohet nga një korrigjim i fortë dhe i beftë, pasi “pas një periudhe shpërthyese, ndodh një rënie e menjëhershme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)