Tërmeti 6.7 ballë në Japoni, hiqet alarmi për cunami

Disa ditë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 7.6 ishte regjistruar rreth 80 kilometra në det, duke shkaktuar një dallgë prej 40 centimetrash që goditi qytetin Urakawa.

13.12.2025. 09:42

Tërmeti 6.7 ballë në Japoni, hiqet alarmi për cunami

Japonia ka hequr alarmin për cunami pas tërmetit me magnitudë 6.7 që goditi bregdetin verior të vendit. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Meteorologjike Japoneze, e cila më herët kishte paralajmëruar se dallgë deri në një metër lartësi mund të godisnin zonat e bregdetit verior të Paqësorit pas lëkundjes sizmike.

Tërmeti i fortë u regjistrua në prefekturën Aomori në orën 11:44 me orën lokale (03:44 me orën shqiptare), me epiqendër në det, në një thellësi rreth 20 kilometra. Lëkundja ndodhi afro 130 kilometra në det të hapur nga qyteti Kuji, në ishullin kryesor Honshu.

Vetëm disa ditë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 7.6 ishte regjistruar rreth 80 kilometra në det nga Japonia, me epiqendër në thellësi 50 kilometra, duke shkaktuar një dallgë prej 40 centimetrash që goditi qytetin Urakawa në prefekturën Hokkaido, si edhe portin Mutsu Ogawara në prefekturën Aomori.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)