Një sulm i përgjakshëm tronditi Australinë, pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj turmës në Bondi Beach, duke e kthyer plazhin më të famshëm të vendit në një skenë terrori. Ngjarja ndodhi gjatë një feste të Hanukah, ndërsa dhjetëra qytetarë ndodheshin në zonë.
Në mes të kaosit dhe panikut, një veprim i papritur shmangu pasoja edhe më tragjike. Një qytetar, i veshur me bluzë të bardhë, arriti t’i afrohej njërit prej sulmuesve nga pas, teksa ky ishte fshehur pas një makine. Pa armë dhe pa asnjë përvojë luftarake, ai u hodh mbi agresorin dhe e çarmatosi. Videoja e momentit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e kthyer atë në simbol të guximit qytetar.
Burri që ndërhyri është Ahmed al-Ahmed, 43 vjeç, banues në Sydney, pronar i një dyqani frutash dhe baba i dy fëmijëve. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se ai nuk ka pasur kurrë kontakt me armët. Pas incidentit, Ahmed u dërgua në spital me plagë në krah dhe në dorë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet australiane e kanë cilësuar atë si hero. Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, e vlerësoi publikisht për vendosmërinë dhe guximin, ndërsa bëri të ditur se edhe një qytetar tjetër tentoi të ndihmonte në neutralizimin e sulmuesit.
Bilanci i sulmit është i rëndë, të paktën 15 persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën. Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë antisemitizmi dhe paralajmëroi ashpërsim të ligjeve për armët në Australi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)