3 milje larg tragjedisë, avioni me pasagjerë shmang përplasjen me aeroplanin ushtarak të SHBA

Një aksident pothuajse ndodhi të premten kur një fluturim i JetBlue nga Curacao për në Nju Jork u detyrua të ndërpriste ngjitjen pasi një aeroplan ushtarak i SHBA-së po fluturonte në të njëjtin drejtim dhe ndodhej vetëm 3 milje larg tij.

Burimi: The Guardian

15.12.2025. 15:53 >> 15:57

3 milje larg tragjedisë, avioni me pasagjerë shmang përplasjen me aeroplanin ushtarak të SHBA

Një aksident i rëndë ajror pothuajse ndodhi të premten kur një fluturim i kompanisë JetBlue, me avionin e nisur nga Curacao për në Nju Jork, u detyrua të ndërpriste ngjitjen e tij për të shmangur përplasjen me një aeroplan ushtarak amerikan.

Sipas një regjistrimi audio të komunikimit të pilotit me kontrollin e trafikut ajror, kapiteni i JetBlue tha: “Pothuajse patëm një përplasje në ajër këtu lart".

Sipas kapitetnit fajin për incidentin që mund të kishte ndodhur e ka aeroplani i Forcave Ajrore të SHBA-së. “Aeroplani ushtarak erdhi pikërisht në rrugën tonë të fluturimit", tha ai në radio.

“Ata nuk e kishin të ndezur transponderin, kjo është skandaloze", dëgjohet të thotë me tej kapiteni.

Incidenti përfshinte fluturimin 1112 të JetBlue, i cili ishte nisur nga Curacao, një komb i vogël karaibian pranë brigjeve të Venezuelës dhe do të ateronte në aeroportin JFK të Nju Jorkut.

Sipas Guardian, në një komunikim më të fundit me kontrollin e trafikut ajror, piloti e përshkroi incidentin në më shumë detaje.

"Ai kaloi pikërisht para nesh, më pak se pesë milje larg, ndoshta dy ose tre milje dhe ishte një avion ajror Forcave Ajrore të SHBA-së që kryen furnizimin me karburant. Ishte në të njëjtën lartësi me ne. Na u desh të ndalnim ngjitjen", dëgjohet të thotë kapiteni, i cili sqaron më tej se avioni ushtarak më pas u drejtua në hapësirën ajrore të Venezuelës.

Zëdhënësi i JetBlue, Derek Dombroëski, tha të dielën se linja ajrore tashmë e ka raportuar incidentin tek autoritetet federale dhe do të bashkëpunojë plotësisht me çdo hetim.

"Anëtarët e ekuipazhit tonë janë të trajnuar për të ndjekur procedurat e duhura në të gjitha llojet e situatave të fluturimit, dhe ne e vlerësojmë veprimin e tyre të shpejtë dhe menaxhimin e alarmit", tha ai.

Shmangia e kësaj tragjedi ajrore vjen në një kohë kur ushtria amerikane ka shtuar operacionet e saj në rajon, duke kryer sulme ajrore kundër trafikantëve të dyshuar të drogës në Karaibe, ndërsa gjithashtu ka rritur presionin mbi qeverinë venezueliane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)