Policia në Sydney ka ndaluar shtatë persona në pjesën jug-perëndimore të qytetit, pas dyshimeve se po përgatisnin kryerjen e aktve të dhunshme. Sipas një zëdhënësi të Policisë, forcat e operacioneve taktike kanë reaguar pas marrjes së informacionit se mbrëmjen e së enjtes po planifikohej një akt i dhunshëm.
“Policia ka ndaluar dy automjete si pjesë e hetimeve. Ndërkohë, shtatë të dyshuar po bashkëpunojnë gjatë hetimeve,” tha zëdhënësi. Pamjet dhe fotot që qarkullojnë tregojnë një makinë të bardhë, e cila ishte dëmtuar gjatë një përplasje dhe ishte rrethuar me shirita të policisë.
Imazhet tregojnë gjithashtu policë të armatosur rëndë e që përdornin uniforma kamuflazhi, si edhe disa të ndaluar me duar të lidhura pas shpine në mes të rrugës. Sipas raportimeve të mediave lokale, automjetet kishin targa të Victoria-s dhe mendohet se janë përplasur nga policia, përpara se personat e dyshuar të neutralizoheshin nga oficerët.
Zëdhënësi i policisë theksoi se “deri në këto momente, policia nuk ka identifikuar ndonjë lidhje të hetimit aktual me sulmin terrorist në plazhin Bondi”. Në atë sulm terrorist humbën jetën 15 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 10 vjeç, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)