Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 2 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjatë punimeve për demontimin e një reaktori. Agjensia atomike në vend jep garanci: Situata është nën kontroll.
Gjatë punimeve për demontimin e reaktorit eksperimental Fugen në qytetin Tsuruga, ka ndodhur një rrjedhje e vogël uji që përmbante tritium radioaktiv. Autoritetet japoneze të energjisë atomike bëjnë të ditur se rrjedhja ka qenë rreth 20 millilitra dhe se nuk ka shkaktuar dëmtime tek punonjësit apo në ambientin e jashtëm.
Incidenti ndodhi gjatë prerjes së një tubacioni brenda reaktorit, ndërsa tre punonjës ishin në vendngjarje. Ata u larguan menjëherë, duke qenë të pajisur me maska dhe kostume mbrojtëse, dhe nuk ka pasur kontakt apo përthithje të materialit radioaktiv. Kontrolloret e rrezatimit në impiant dhe rrethina nuk kanë regjistruar asnjë parametër anormal.
Megjithatë, përqendrimi i tritiumit brenda zonës së izoluar ka kaluar kufijtë e lejuar nga ligji, ndaj autoritetet kërkuan një raport mbi shkaqet dhe masat parandaluese për të shmangur incidente të ngjashme.
Reaktori Fugen, i cili përdorte plutonium të nxjerrë nga karburanti i shterur, ka ndalur operacionet që në vitin 2003 dhe procesi i demontimit po vazhdon që nga viti 2008. Autoritetet japoneze sigurojnë se situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për publikun.
Stuhia Kristin solli shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 150 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve, përmbytje dhe rrëshqitje toke në Portugali dhe Spanjë. Po ashtu tre viktima u regjistruan si pasojë e motit të keq në dy shtetet e gadishullit Iberik.
15:18 4 min më parë28.01.2026.
Autori
Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një dron rus goditi një tren me civilë në verilindje të Ukrainës, në një sulm që presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi si “akt të pastër terrorizmi”.
14:47 35 min më parë28.01.2026.
Autori
Prej mungesës së provave ajo u shpall e pafajshme për akuzat lidhur me manipulim të tregut financiar dhe shkelje të ligjeve për financimin e politikës.
13:42 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
09:59 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Sipas të dhënave të një studimi, rreth 1,2 milionë ushtarë rusë dhe afërsisht 600 mijë ushtarë ukrainas janë viktima ose rezultojnë të zhdukur.
09:33 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
09:17 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Ngjarja ka ndodhur në Sonmargun të Indisë, fatmirësisht autoritetet njoftuan se nuk ka persona të lënduar apo viktima.
08:51 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Koreja e Veriut do të zbulojë "fazën tjetër" të planit të saj të parandalimit bërthamor në kongresin e ardhshëm të Partisë së Punëtorëve në shkurt.
08:35 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)