Turqia është tronditur nga skandali i drogës, që ka përfshirë biznesmenë të mëdhenj, yje të kinematografisë por edhe njerëz të rëndësishëm të medias. Mes tyre është edhe moderatorja Ela Cebeci.
Bukuroshja e ekranit, një prej imazheve më të dashura të publikut është lidhur me hetimin, pasi bazuar në rezultatin e analizave rezultoi pozitive se kishte përdorur disa substanca narkotike, mes tyre kokainë dhe marijuanë.
37-vjeçarja ka pohuar në gjykatë se ka patur lidhje sentimentale me presidentin e Fenerbahçe, Sadettin Saran në vitin 2021, por se “tani kanë mbetur vetëm shokë”. Gjithashtu, prezantuesja mohoi akuzat se mund të ketë ndikuar te të tjerët për të pirë drogë apo të jetë shpërndarëse, duke pohuar për hetuesit se është vetëm përdoruese.
Foto: Newsmax Balkans
Gjithsesi Ela Cebeci mohoi përdorimin e kokainës apo të substancave të tjera kimike, teksa u shpreh se “nuk e dinte që marijuana është e ndaluar me ligj në Turqi”. Bukuroshja e ka nisur karrierën si aktore në disa seriale, teksa ka punuar në disa televizione të mëdha turke, si gazetare e tashmë si prezantuese.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, ajo paguhet afro 2 mijë euro në muaj. Mediat turke sqaruan se si pjesë e hetimit që ka shënjestruar lidhjet e personazheve të famshëm me drogën, Ela Cebeci është burgosur, me akuzën e “përdorimit të lëndëve narkotike”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)