Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 shkundi Tajvanin në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, duke shkaktuar panik në të gjithë vendin.
Epiqendra e tërmetit ishte në det, rreth 73 km larg brigjeve më të afërta, por lëkundjet janë ndjerë të forta në Taipei, New Taipei, Taichung, Taoyuan dhe Tainan.
Deri në këto momente, autoritetet lokale nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet e emergjencës janë në gatishmëri.
Shumë banorë e kanë kaluar natën jashtë pasi lëkundje tërmeti kaq të fuqishme, zakonisht ndiqen nga paslëkundje që po ashtu janë të forta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)