Tensionet në ngushticën e Tajvanit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Kina zhvilloi stërvitje ushtarake. Aty u përdorën raketa, duke simuluar rrethimin e ishullit autonom. Gjatë manovrave, të zhvilluara nën mbikëqyrjen e anijeve amerikane në zonë, u panë raketa që shpërthyen në ajër, por edhe në det, duke lënë pas gjurmë tymi të bardhë pranë ishullit kinez Pingtan, pika më e afërt me Tajvanin.
Autoritetet në Tajvan njoftuan se brenda 24 orëve janë evidentuar 130 avionë dhe 22 anije luftarake kineze në afërsi të ishullit. Ky është numri më i lartë i avionëve ushtarakë kinezë i regjistruar në një ditë të vetme që nga 15 tetori 2024. Ndërkohë, Pekini ndërmori simulimin e dytë të rrethimit të Tajvanit gjatë vitit 2025.
Foto nga web
Stërvitjet dyditore, të njohura me emrin “Justice Mission 2025”, nisën të hënën dhe kanë për qëllim bllokimin e porteve kryesore të Tajvanit dhe goditjen e objektivave detare. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës deklaroi se forcat tokësore të Komandës së Teatrit Lindor zhvilluan ushtrime me zjarr me rreze të gjatë në ujërat në veri të Tajvanit, duke arritur, sipas saj, objektivat e parashikuara.
Foto nga web
Nga ana tjetër, autoritetet në Taipei i kanë cilësuar këto manovra si akte intimidimi ushtarak, që rrezikojnë stabilitetin rajonal. Demonstrimi i fundit i forcës vjen pas shitjeve të konsiderueshme të armëve amerikane për Tajvanin, si dhe deklaratave të kryeministres japoneze Sanae Takaichi, e cila sugjeroi se një sulm ndaj Tajvanit mund të justifikonte një reagim ushtarak nga Japonia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)