Feston edhe Zelanda e Re, Australia dhuron spektakël përpara kohe
Në Ishujt e Samoa-s Amerikane, festimet do të nisin rreth 26 orë pas fillimit zyrtar të vitit të ri, duke mbyllur ciklin global të ndërrimit të viteve.
Zelanda e Re është shteti i parë i madh që nisi spektaklin e fishekzjarrëve për natën e ndërrimit të viteve. Pas festimeve të nisura në Chatham Islands, në 11:15 sipas orës shqiptare, për shkak të ndryshimit të orarit në pjesën tjetër të Zelandës së Re, mesnata erdhi kur në Shqipëri ishte ora 12:00 e drekës.
Spektakli i fishekzjarrëve dhe i festimeve, që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale kishte si kryeqendër qytetin e Auckland.
Në anën tjetër, Sydney, që është vetëshpallur prej kohësh si “Kryeqyteti Botëror i Vitit të Ri”, ka nisur festimet tre orë para mesnate, me aktivitetet e njohura si “family fireëorks”, që u mundësojnë familjeve dhe fëmijëve të shohin fishekzjarret në një orar të përshtatshëm.
Foto nga web
Këto fishekzjarre ndriçojnë qiellin mbi Opera House dhe Harbour Bridge, para shfaqjes kryesore të mesnatës. Festimet më të fundit në botë pritet të zhvillohen në Ishujt e Samoa-s Amerikane, rreth 26 orë pas fillimit zyrtar të vitit të ri, duke mbyllur ciklin global të ndërrimit të viteve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)