Meksika është goditur nga një tërmet i fuqishëm këtë të premte. Lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 6.5 ka sjellë panik tek njerëzit.
Sipas USGS epiqendra ishte pranë bregdetit të Paqësorit me n një thellësi prej 35 kilometrash. Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme në njerëz në zonën e prekur të Guerrero.
Presidentja e vendit, Claudia Sheinbaum ishte duke mbajtur një fjalim në kryeqytet kur u aktivizuan alarmet e tërmetit dhe ndërpreu konferencën që e zhvilloi më pas, duke dhënë dhe përditësime nga tërmeti.
Guerrero është zonë turistike, përfshi dhe Acapulcon, zona më e frekuentuar gjatë festave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)