Autoritetet në Kili kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e zjarreve shkatërrimtare që kanë shkaktuar të paktën 20 viktima dhe qindra të tjerë të lënduar dhe të intoksikuar nga tymi.
Situata më e rënduar paraqitet në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, aty ku flakët kanë djegur mijëra hektarë me pyje dhe kanë shkrumbuar qindra shtëpi.
Flakët janë ndihmuar që të përhapen me shpejtësi nga temperaturat e larta dhe nga era, ndërkohë që qindra zjarrfikës ndodhen në terren për të vënë në kontroll vatrat e mëdha.
Zjarret prekin Kilin qendror dhe jugor çdo verë, zakonisht duke arritur kulmin në shkurt, ndërsa temperaturat rriten dhe vendi vazhdon të vuajë nga një thatësirë shumëvjeçare.
Në vitin 2024, zjarre masive që përshkuan bregdetin qendror të Kilit vranë të paktën 130 persona , duke u bërë katastrofa natyrore më vdekjeprurëse e vendit që nga një tërmet shkatërrues i vitit 2010.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)