Mori pjesë në tentativën për grusht shteti, 23 vite burg për ish-kryeministrin e Koresë së Jugut
Ish-kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo, është dënuar me 23 vjet burg për rolin e tij në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 3 dhjetor 2024.
Një gjykatë në Korenë e Jugut vendosi të mërkurën të dënojë me 23 vjet burg ish-kryeministrin Han Duck-soo, i cili akuzohej për përfshirjen në tentativën për grusht shteti në lidhje me shpalljen e gjendjes ushtarake nga ish-Presidenti Yoon Suk Yeol në dhjetor 2024.
Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit e shpalli Han fajtor sepse ai u konsiderua si instrumenti kyç në krijimin e situatave në një mbledhjeje kabineti që lehtësuan shpalljen e gjendjes ushtarake. Gjyqtari që vendosi për dënimin e Han e quajti lëvizjen që ai dhe Presidenti tentuan, një "kryengritje nga lart poshtë".
Foto: AP/Chung Sung-Jun
"I pandehuri ishte Kryeministër, të cilit i ishte dhënë në mënyrë indirekte legjitimitet dhe përgjegjësi demokratike. Megjithatë, i pandehuri zgjodhi të mbyllte sytë dhe të merrte pjesë si anëtar i kryengritjes së 3 dhjetorit. Si rezultat i veprimeve të të pandehurit, Koreja e Jugut ishte në rrezik të kthehej në të kaluarën e errët kur të drejtat themelore dhe rendi liberal demokratik i popullit u shkelën, duke i penguar ata potencialisht të shpëtonin nga moçali i diktaturës për një kohë të gjatë”, tha gjyqtari.
Gjykata e shpalli Hanin fajtor edhe për akuza për dëshmi të rreme, si dhe krijimin e një dokumenti zyrtar fals.
Han kishte mohuar shkeljet për të gjitha akuzat, përveç dëshmisë së rreme të pjesshme. 76 vjeçari është ish-kryeministri i parë për të cilin një gjykatë ka marrë vendim për akuza penale që lidhen drejtpërdrejt me vendosjen e gjendjes ushtarake. Avokati i Hanit tha se vendimin do ta apelojnë deri në Gjykatën Supreme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)