“Përbindëshi” korean, stacionohet për goditje raketa më misterioze në botë

Raketa Hyunmoo-5 e Koresë së Jugut, e pagëzuar si "përbindëshi" nga mediat aziatike dhe programi zhvillimor i së cilës ka qenë gjithmonë i mbuluar me mister, ka dalë në operim si pjesë e një plani të Seulit për integrimin e sistemit në të gjithë territorin e vendit.

Burimi: The Korea Herald

21.01.2026. 11:41

“Përbindëshi” korean, stacionohet për goditje raketa më misterioze në botë

Koreja e Jugut ka vendosur në operim raketën balistike Hyunmoo-5, më e madhja që vendi aziatik ka zhvilluar deri më tani. Siç raporton ‘The War Zone’, shumë pak dihet ende për raketën, pasi nuk ka prova të konfirmuara publikisht, por madhësia e saj është e përafërt me një raketë me rreze të mesme veprimi IRBM. Po ashtu koka e raketës me depërtim të madh e vendos atë në një kategori krejtësisht të veçantë.

Në çdo konflikt të madh me Korenë e Veriut, Hyunmoo-5 ka të ngjarë të luajë një rol kyç dhe përfaqëson lidhjen më të fundit në një seri sistemesh të specializuara armësh të projektuara për t'iu përgjigjur kërcënimeve në rritje nga Pheniani.

Burime ushtarake anonime i thanë gazetës The Korea Herald se vendosja e raketave filloi në fund të vitit të kaluar. Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut konfirmoi për të njëjtën gazetë se ushtria "po punon intensivisht për integrimin e sistemit Hyunmoo-5", me gatishmëri të plotë operacionale që pritet para vitit 2030.

Nuk dihet se sa raketa do të vendosen të këtij lloji do të instalohen në të gjithë Korenë e Jugut, por gazeta Korea Herald përmend “disa qindra raketa me performancë të lartë”. Ky numër mund të përfshijë edhe lloje të tjera të reja, jo vetëm Hyunmoo-5.

Në përgjithësi, projekti mbetet i veshur me mister, me autoritetet që qëllimisht i mbajnë të paqarta detyrat dhe kapacitetet e sakta të kësaj rakete.

Hyunmoo-5 u prezantua për herë të parë publikisht gjatë festimeve të Ditës së Forcave të Armatosura, në tetor 2024. Vetë raketa nuk u shfaq, por një transportues me nëntë boshte konfirmoi se ishte raketa balistike më e madhe e zhvilluar ndonjëherë nga Koreja e Jugut.

Në atë moment, emri i Hyunmoo-5 nuk ishte njoftuar ende zyrtarisht dhe autoritetet flisnin vetëm për një "raketë balistike me fuqi ultra të lartë", ndërsa media e quajti atë një "raketë përbindësh".

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)