Qeveria meksikane njoftoi të martën se u kishte dorëzuar autoriteteve amerikane 37 persona që dyshohet se i përkasin organizatave kriminale, ndërsa Presidenti i SHBA-ve Donald Trump vazhdon të ushtrojë presion mbi Meksikën, duke kërcënuar shpesh me "sulme tokësore kundër karteleve të drogës".
Kjo është vala e tretë e ekstradimeve që nga viti 2025, gjë që e rrit në 92 numrin e udhëheqësve ose anëtarëve të dyshuar të karteleve të drogës që i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore amerikane.
“Ky veprim u krye sipas ligjit të sigurisë kombëtare dhe brenda kuadrit të mekanizmave të bashkëpunimit dypalësh, me respekt të plotë për sovranitetin kombëtar”, tha Omar García Harfus, ministri federal i Sigurisë Publike.
Njoftimi erdhi rreth një javë pasi presidentja meksikane Claudia Sheinbaum dhe homologu i saj amerikan, Donald Trump, zhvilluan bisedime mbi sigurinë. Sheinbaum u tha gazetarëve më 12 janar se i kishte thënë zotit Trump se prania e trupave amerikane në Meksikë "nuk ishte në agjendë".
Presidentja meksikane ka mbrojtur veprimet e administratës së saj, duke theksuar rezultatet e luftës së saj kundër krimit të organizuar, duke shënuar një ulje prej 50 përqind të sekuestrimeve të fentanilit në kufi, një ulje prej 40 përqind të vrasjeve në Meksikë dhe sekuestrimin e rreth 320 tonëve drogë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)