Rrëshqitje dheu në Zelandën e Re: Shumë të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë

Balta ka mbuluar dhe shtypur bllokun e dusheve të kampingut, i cili ndodhej në këmbët e vullkanit të shuar në malin Maunganui.

22.01.2026. 08:58

Rrëshqitje dheu në Zelandën e Re: Shumë të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një rrëshqitje dheu të fuqishme në Zelandën e re, e cila goditi një kamping në veri të vendit. Ngjarja shkaktoi zhdukjen e disa personave, mes tyre edhe fëmijë.

Lajmin e kanë konfirmuar policia lokale dhe ekipet e emergjencës, të cilat po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave në kushte shumë të vështira. Sipas autoriteteve, balta ka mbuluar dhe shtypur bllokun e dusheve të kampingut, i cili ndodhej në këmbët e vullkanit të shuar në malin Maunganui.

Pamjet dhe fotografitë e publikuara nga mediat lokale tregojnë dëme të mëdha dhe mjete kampingu të shkatërruara. Zv.komisioneri i policisë Tim Anderson, deklaroi se në momentet e para të ndërhyrjes, ekipet e shpëtimit kanë dëgjuar zëra që vinin nga poshtë rrënojave. “Ndërsa toka vazhdon ende të lëvizë, po zhvillohet një operacion shpëtimi”, tha ai.

Ai njoftoi se numri i personave të zhdukur  nuk është shumë i lartë, por se mes tyre ka disa fëmijë. Personat e pranishëm në kamping, fillimisht provuan të gërmojnë vetë për të shpëtuar të bllokuarit, përpara mbërritjes së forcave të emergjencës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)