Rruga për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë "do të jetë e vështirë dhe e gjatë" ka thënë zëdhënësi i pesidencës ruse, Dmitry Peskov.
Ai shton se në këtë front, "formula për zgjidhjen e çështjes territoriale u zhvillua gjatë samitit ruso-amerikan në Alaska më 15 gusht dhe duhet të zbatohet në negociatat në vazhdim". Kremlini përjashton BE-në nga negociatat me Peskov që thotë se "ata janë të paaftë".
Ndërsa Papa Leo XIV iu drejtua përsëri ngërçit në negociatat e Ukrainës.
"Vazhdimi i armiqësive, me pasoja gjithnjë e më serioze për civilët, zgjeron ndarjen midis popujve dhe largon një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", tha ai të dielën.
"I bëj thirrje të gjithëve të intensifikojnë më tej përpjekjet e tyre për t'i dhënë fund kësaj lufte. Edhe në ditët e fundit, Ukraina është goditur nga sulme të vazhdueshme që lënë njerëz të ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit. Po e ndjek atë që po ndodh me hidhërim dhe jam afër dhe lutem për ata që po vuajnë.", vijoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)