Zelenski: Gati dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky ndodhet në Vilnus të Lituanisë ku është takuar me lider të këtij vendi dhe të Polonisë ku tha se një dokument i SHBA-së mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën është plotësisht gati.

25.01.2026. 19:10

Zelenski tha se Kievi po pret një kohë dhe vend për nënshkrimin e këtij dokumenti.

“Për ne, garancitë e sigurisë janë para së gjithash garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe ne po presim që partnerët tanë të konfirmojnë datën dhe vendin kur do ta nënshkruajmë atë”, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp në Vilnius.

Ai shtoi se dokumenti do t’i dërgohet më pas për ratifikim Kongresit të SHBA-së dhe parlamentit ukrainas.

Të premten dhe të shtunën, negociatorët ukrainas dhe rusë zhvilluan takimin e tyre të parë trepalësh, përfshirë ndërmjetësuesit amerikanë në Abu Dhabi për të diskutuar kuadrin e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare. Pas takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Megjithatë, Moska dhe Kievi thanë se ishin të hapura për dialog të mëtejshëm dhe priten diskutime të mëtejshme të dielën e ardhshme në Abu Dhabi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)