Berlin, gjenden pesë të plagosur brenda një shtëpie

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen Tiergarten, teksa raportohet se dy prej 5 te plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

25.01.2026. 21:30

Berlin, gjenden pesë të plagosur brenda një shtëpie

Pesë të plagosur janë gjetur në një shtëpi në Berlin nga policia, pasi u lajmërua se ishin dëgjuar të shtëna. 

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen Tiergarten, teksa raportohet se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. 

Policia thuhet se ka arrestuar më shumë se një të dyshuar , pa dhënë detaje rreth numrit apo identitetit të tyre. Çështja pritet të merret përsipër nga një njësi speciale për vrasje.

Një nga të plagosurit arriti të shkonte vetë në spitalin aty pranë për të kërkuar ndihmë. Në vendin e ngjarjes, ekipet e shpëtimit dhe mjekët i dhanë ndihmën e parë një gruaje të plagosur rëndë, një burri dhe dy personave të tjerë, të cilët u dërguan në spitale .

Policia vazhdon të ruajë zonën përreth spitalit me forca të forta, si dhe vendin e ngjarjes, i cili mbetet i bllokuar . Operacioni i autoriteteve është duke vazhduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)