Në Abu Dabi po mbahen takimet mes delegacionit rus dhe ukrainas për të arritur një marrëveshje që ti japë fund luftës në Ukrainë.
Pjesë e delegacionit të presidentit Volodimir Zelenski është edhe kreu i partisë së tij në Parlament, David Arkhamia.
Ky i fundit në këtë takim, ku në raste të tilla protokolli lejon veshje zyrtare ka qenë me atlete. Por ajo që bie në sy dhe që po e komenton rrjeti social janë atletet e shtrenjta të zyrtarit.
Bëhet fjalë për një palë atlete Balenciaga Runner që kushtojnë mbi 2 mijë euro. Njerëzit në rrjet pyesin nëse është normale kjo për një vend në kohë lufte.
Zyrtarët në Ukrainë gjithnjë e më shpesh janë denoncuar publikisht për përfshirje në skandale korrupsioni, siç dhe ndodhi me ish zëvendësin e vetë Zelenskit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)