Presidentit të Nigerisë i dridhen këmbët përballë Erdogan, rrëzohet gjatë ceremonisë

Një incident është regjistruar gjatë një ceremonie zyrtare në Ankara, ku presidenti i Nigerisë është rrëzuar teksa po parakalonte me Erdogan përballë trupave.

Burimi: AA

27.01.2026. 17:56

Presidentit të Nigerisë i dridhen këmbët përballë Erdogan, rrëzohet gjatë ceremonisë

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, ka pësuar një incident të lehtë gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku po zhvillon një vizitë shtetërore në Turqi me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në momentin kur presidenti Tinubu po kalonte në rresht për të përshëndetur trupat e Gardës së Nderit. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat ndërkombëtare, ai humbi për pak çaste ekuilibrin dhe u rrëzua pranë hyrjes së pallatit presidencial.

Incidenti shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga stafi protokollar dhe personeli i sigurisë, të cilët ndërhynë për ta ndihmuar presidentin të ngrihej në këmbë.

Burime zyrtare nga presidenca nigeriane kanë bërë të ditur se Tinubu nuk ka pësuar lëndime dhe se gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë shqetësuese. Pas një vonese të shkurtër, ceremonia vijoi normalisht dhe axhenda zyrtare e vizitës nuk u ndryshua.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)