Pamjet tronditëse, orteku i dëborës godet fshatin turistik

Ngjarja ka ndodhur në Sonmargun të Indisë, fatmirësisht autoritetet njoftuan se nuk ka persona të lënduar apo viktima.

28.01.2026. 08:51

Pamjet tronditëse, orteku i dëborës godet fshatin turistik

Një ortek i përmasave të mëdha goditi zonën e Sonmarg në Indi gjatë mbrëmjes së të martës. Mes temperaturave ekstremisht të ftohta që kanë përfshirë këtë vend, sasi të mëdha dëbore u shkëputën nga shpatet e malit dhe u drejtuan me shpejtësi drejt hoteleve dhe banesave të fshatit turistik.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të marra nga kamerat e sigurisë së një prej godinave, tregonin momentin kur dëbora përparoi me forcë drejt ndërtesave, duke krijuar skena frike dhe paniku. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive në këtë territor kishte lëshuar paralajmërime për rrezikun potencial nga ortekët në 11 distrikte. Të gjitha zonat mbi 2,000 metër lartësi në distriktin Ganderbal ishin klasifikuar me rrezikshmëri të lartë, ndërsa në zona të ngjashme ishte shpallur rreziku i mesëm.

Shkak për situatën e emergjencës dhe ortekët ishin reshjet e pandërprera dhe mjaft të dendura të dëborës. Ato shkaktuan gjithashtu ndërprerje në qarkullimin rrugor, por edhe anulimin e të gjitha fluturimeve, duke lënë shumë turistë të bllokuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)