Video që të lë pa frymë, babai i dehur argëton shokët, duke zbritur djalin me litar nga dritarja

Autoritetet në Rusi nisën hetimet ndaj një burri në Voronezh që rrezikoi jetën e djalit të tij të mitur duke e zbritur me litar nga dritarja e katit të shtatë.

Burimi: The Sun

28.01.2026. 17:28

Video që të lë pa frymë, babai i dehur argëton shokët, duke zbritur djalin me litar nga dritarja

Një video e postuar në rrjetet sociale ka detyruar policinë në Rusi të nisë hetimet ndaj një babai të papërgjegjshëm, i cili në gjendje të dehur rrezikoi jetën e djalit të tij të mitur duke e zbritur nga dritarja e katit të shtatë të lidhur me litar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Voronezhit, ku babai i fëmijës së mitur 5-6 vjeçar shfaqet duke qeshur me shokët teksa nis të zbresë me litar djalin e tij.

Në sfond dëgjohen thirrjet e djalit që kërkon nga babai i tij që ta mbajë, teksa miqtë e burrit, në vend që ta ndihmonin të miturin, u argëtuan duke e filmuar.

Zyra e Prokurorit Rajonal të Voronezhit konfirmoi se ka nisur një hetim duke sqaruar se burri, nën ndikimin e alkoolit, e ka ekspozuar fëmijën ndaj një akti ekstrem që rrezikonte seriozisht jetën e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)