Afrika e Jugut censuron dokumentarin e Melania Trump

Afrika e Jugut ka vendosur të mos shfaqë dokumentarin për jetën e Melania Trump. Motivet janë ende të paqarta.

Burimi: BBC

29.01.2026. 19:42

Afrika e Jugut censuron dokumentarin e Melania Trump

Kinematë në Afrikën e Jugut nuk do ta shfaqin dokumentarin për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, i cili nisi premierën e tij në të gjithë botën të premten.

Distributori i Afrikës së Jugut Filmfinity ka vendosur të mos e publikojë atë, tha drejtori i shitjeve dhe marketingut për Neë York Times, duke mos dhënë arsyet e qarta për këtë vendim.

Filmi, Melania, nuk promovohet as në faqet e internetit të rrjeteve kryesore të kinemave në vend. Një kinema e pavarur në Cape Town, tha se ishte telefonuar nga Filmfinity dhe i ishte thënë të mos e listonte atë.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Afrikës së Jugut janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Amazon thuhet se ka paguar 35 milionë dollarë për të promovuar filmin që ndjek Melania Trump në 20 ditët para inaugurimit të dytë të bashkëshortit të saj më 20 janar të vitit të kaluar.

Besohet gjithashtu se Amazon pagoi rreth 40 milionë dollarë për të drejtat e filmit.

Që kur Donald Trump erdhi në pushtet një vit më parë, marrëdhëniet e SHBA-së me Afrikën e Jugut janë përkeqësuar ndjeshëm.

Ai ka promovuar idenë se në Afrikën e Jugut ka një "gjenocid të bardhë". Majin e kaluar, Trump u përball me homologun e tij nga Afrika e Jugut, Cyril Ramaphosa, për këtë çështje në një takim të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)