Koreja e Veriut bën me dije se është pajisur me një raketahedhëse të re të aftë për të lëshuar raketa me koka bërthamore ndaj Koresë e Jugut.
Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, udhëheqësi Kim Jong Un mori pjesë personalisht në prezantimin zyrtar të armës më të re.
Në fjalimin e tij në ceremoni, Kim vlerësoi sistemin e ri të hedhjes së shumëfishtë duke e quajtur atë unik.
“Është arma më e dobishme në botë për sulme të përqendruara dhe super të fuqishme, domethënë për kryerjen e një misioni strategjik", u shpreh lideri i Penianit.
Ai gjithashtu theksoi se nëse kjo armë përdoret, askush nuk mund të shpresojë për mbrojtjen e Zotit.
Gjatë vizitës së Kim në uzinën e prodhimit, zyrtarët dhe ekspertët vlerësuan se raketat lëshuese mund të përdoren kundër Koresë së Jugut, përfshirë kryeqytetin e saj, Seul, i cili ndodhet më pak se 50 kilometra nga vija ndarëse midis dy vendeve.
Për më tepër, besohet se kjo risi do të rriste shumë aftësitë e goditjeve precize të Koresë së Veriut, duke sfiduar para së gjithash Korenë e Jugut, por edhe Shtetet e Bashkuara . Zbulimi i saj mund t'i paraprijë testeve zyrtare para eksportit të saj në Rusi, duke pasur parasysh partneritetin midis dy vendeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)