Shtatëdhjetë e dy tigra kanë ngordhur javët e fundit në një kopsht zoologjik në Tajlandën veriore pasi u infektuan me një infeksion viral dhe bakterial.
Autoritetet lokale thanë se testet treguan virusin e murtajës shumë ngjitës, si dhe baktere që dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes.
“Kur tigrat sëmuren, është më e vështirë të zbulohen sesa tek kafshët si macet ose qentë. Kur kuptuam se ishin të sëmurë, ishte tashmë tepër vonë”, tha kreu i Departamentit të Blegtorisë së Kafshëve për një agjenci lokale lajmesh.
Gjitarët mishngrënës i përkisnin kopshtit zoologjik privat Tiger Kingdom dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga menaxhmenti i parkut për incidentin.
“Këta tigra ngordhën ashtu siç jetuan: në mjerim, robëri dhe frikë”, tha sakaq për AFP grupi i të drejtave të kafshëve ‘PETA Asia’.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)