Një bamirës i panjohur i ka dhuruar qytetin të Osakës në Japoni 3.1 milionë euro në ar për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit.
Sipas mediave japoneze 21 kilogramë ar, me vlerë afërsisht 566 milionë jen, ju dorëzuan direkt bashkisë së qytetit, me një qëllim specific, riparimin e tubave të vjetër të ujit.
Ky gjest vjen në një kohë delikate për infrastrukturën urbane të Japonisë, shumica e së cilës daton dekada më parë. Autoritetet e qytetit kanë konfirmuar se shufrat do të shndërrohen në fonde që do të përdoren për të zëvendësuar tubat më të dëmtuar, për të parandaluar rrjedhjet, prishjet dhe rreziqet e mundshme shëndetësore.
Sistemi i furnizimit me ujë i Osakës, ashtu si ai i shumë qyteteve të mëdha në të gjithë vendin, kërkon riparime të kushtueshme dhe të vazhdueshme, ndaj kryetari i bashkisë e ka vlerësuar dhuruesin anonim maksimalisht për donacionin.
“Ky donacion është thelbësor”, tha kryetari i bashkisë Hideyuki Yokoyama. "Është një shumë absolutisht marramendëse. Riparimi i tubave të vjetër të ujit kërkon një investim të madh. Kështu që mund të them vetëm një falënderim të madh", shtoi ai.
Sipas të dhënave nga Byroja e Ujësjellësit, vitin e kaluar u regjistruan 92 raste të rrjedhjeve të ujit nën sipërfaqen e rrugës dhe puna e zëvendësimit të tubave është vonuar për shkak të kostove që tejkalojnë buxhetin fillestar, prandaj donacioni prej 3.1 milionë euro është i bekuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)