“Luftë” me 2 mijë anije peshkimi, ndizen tensionet Kinë-Japoni
Imazhet satelitore kanë zbuluar përqendrimin e deri në 2000 anijeve peshkimi kineze pranë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë në Detin e Kinës Lindore, në një lëvizje që analistët e konsiderojnë me domethënie strategjike dhe jo thjesht aktivitet peshkimi.
Imazhet satelitore kanë zbuluar përqendrimin e deri në 2000 anijeve peshkimi kineze pranë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë në Detin e Kinës Lindore, në një lëvizje që analistët e konsiderojnë me domethënie strategjike dhe jo thjesht aktivitet peshkimi. Sipas raportimeve të Nikkei, anijet qëndruan në formacion për më shumë se 24 orë, shumë pranë njëra-tjetrës dhe në të njëjtën pozicion, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit.
Incidenti është përsëritur dy herë brenda më pak se një muaji. Në rastin e parë, rreth 2.000 anije formuan një strukturë në formë “L” të përmbysur që shtrihej qindra kilometra, ndërsa në rastin e dytë rreth 1.300 mjete lundruese u rreshtuan në një vijë të gjatë nga veriu në jug. Shumica e tyre besohet të jenë pjesë e milicisë detare kineze, një rrjet civil që bashkëpunon me shtetin dhe ushtrinë në operacione që nuk konsiderohen konflikt i hapur.
Ekspertët mendojnë se kjo lëvizje lidhet me tensionet diplomatike mes Kinës dhe Japonisë, si dhe me strategjinë kineze të “bashkimit civil-ushtarak”. Situata mund të jetë edhe një mesazh presioni pas deklaratave të politikanes japoneze Sanae Takaichi, e cila paralajmëroi se një sulm kinez ndaj Tajvanit do të rrezikonte mbijetesën e Japonisë.
Që prej atyre deklaratave, Pekini ka ndërmarrë disa veprime simbolike dhe diplomatike, përfshirë paralajmërime për udhëtarët dhe tërheqjen e pandave gjigante nga Japonia. Ndërkohë, Tokio po forcon mbrojtjen. Në këtë klimë të tensionuar, çdo lëvizje në Detin e Kinës Lindore shihet si pjesë e një loje më të madhe gjeopolitike që shkon përtej peshkimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)