Burri në Japoni paguan 20 vjet qiranë për të zbuluar se kush ia vrau gruan
Për 20 vjet një vrasje në Japoni mbeti e pazbardhur, por burri i viktimës nuk u dorëzua kurrë, duke shkuar deri aty sa pagoi qira për shtëpinë ku ndodhi vrasja, për dy dekada, në mënyrë që gjurmët e lëna nga ekzekutori në vendin e krimit të mos prisheshin.
E pabesueshme është historia e një vrasjeje të pazbardhur ndodhi në Nagoya, kryeqytetin e Prefekturës Aichi në Japoni, dhe përpjekjeve të një burri për të gjetur autorët, pa u dorëzuar për mbi dy dekada.
Takaba Satoru jetoi me gruan e tij Takaba Namiko në një apartament në lagjen Nishi, ku ajo u vra më 13 nëntor 1999. Për 20 vjet çështja krimi mbeti i pazgjidhur, por burri nuk u dorëzua kurrë, duke shkuar deri aty sa pagoi qira për shtëpinë ku ndodhi vrasja, për dy dekada, në mënyrë që gjurmët e lëna nga ekzekutori në vendin e krimit të mos prisheshin.
Një histori guximi, këmbënguljeje, por edhe dhimbjeje e vuajtje, kjo e Takaba Satoru dhe djalit t tij, i cili ishte dy vjeç në kohën e ngjarjeve, të cilët, të paktën për një moment, gjetën paqe me identifikimin dhe arrestimin e gruas që kreu vrasjen.
Sipas mediave japoneze 22 milionë jen (gati 120,000 euro) të paguara nga Takaba Satoru dhanë fryte në tetor 2023 kur, pas analizave të reja të ADN-së dhe provave të ruajtura nga burri, policia njoftoi arrestimin e Kumiko Yasufuku, tani 69 vjeç, një ish-shoqe klase e gruas së tij.
Sipas hetuesve, nga xhelozia për lumturinë e familjes Takaba, Kumiko vendosi të vriste gruan e Satoru.
Në një intervistë me një media japoneze, Takaba Satoru tha: “Nuk e bëra nga obsesioni, por që një ditë djali im të mos më pyeste pse nuk bëra gjithçka që ishte e mundur për të kapur vrasësin e nënës së tij”.
“Cilido qoftë rezultati, ishte e rëndësishme për të të dinte se babai i tij kishte bërë më të mirën e tij dhe se kishte bërë çmos për t'i dhënë drejtësi asaj”, shtoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)