Një vajzë 22-vjeçare në Korenë e Jugut është akuzuar për vrasjen e dy burrave në një motel dhe plagosjen e rëndë të një personi të tretë, sipas autoriteteve vendase. Policia ka njoftuar se e reja dyshohet se u ka dhënë viktimave doza të larta ilaçesh gjumi.
Hetuesit pretendojnë se ajo i ka kryer krimet pas kërkimeve në internet dhe sugjerimeve të Inteligjencës Artificiale. Këtu përfshihen edhe kërkimet në platformën ChatGPT, të cilën e kishte pyetur rreth dozave vdekjeprurëse të pilulave të gjumit.
Autoritetet kanë nisur hetime të thelluara për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet e dyshuara të autores. Ende nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi identitetin e viktimave apo mbi ecurinë e procesit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)