Shpërthen bomba në mes të diskotekës, 40 të plagosur në Peru

Të paktën 40 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me bombë në një lokal nate në Peru.

Burimi: Sky News

08.03.2026. 13:51

Shpërthen bomba në mes të diskotekës, 40 të plagosur në Peru

Të paktën 40 persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një klub nate në qytetin Trujillo, në veriperëndim të Perusë.

Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi ndodhi në klubin e natës Dali Nightclub ndërsa ambienti ishte i mbushur me njerëz. Pas shpërthimit, paniku përfshiu të pranishmit, të cilët u përpoqën të largoheshin me shpejtësi nga ndërtesa për të shpëtuar jetën.

Qeveria rajonale e La Libertad bëri të ditur se të plagosurit janë dërguar në disa spitale të zonës për të marrë trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve shëndetësore, katër persona ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa mes të plagosurve raportohet se janë edhe tre të mitur.

Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti të grupit muzikor Amor Rebelde, të cilët shpëtuan pa lëndime dhe më vonë reaguan në rrjetet sociale duke e cilësuar ngjarjen si një incident të rëndë dhe të pafat.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, të cilat mbeten ende të paqarta. Mediat lokale raportojnë se në muajt e fundit qyteti ka përjetuar një rritje të dhunës që lidhet me aktivitetin e grupeve të krimit të organizuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)