Kim Jong Un qëllon me armë me vajzën e tij, “po ndërtohet imazhi i lideres së ardhshme”
Pamje të reja janë publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut duke shtuar spekulimet se vajza e liderit Kim Jong Un po përgatitet si pasardhëse e tij. Në imazh shfaqet adoleshentja Kim Ju Ae duke qëlluar me pistoletë gjatë një vizite në një fabrikë armësh.
Pamje të reja janë publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut duke shtuar spekulimet se vajza e liderit Kim Jong Un po përgatitet si pasardhëse e tij. Në imazh shfaqet adoleshentja Kim Ju Ae duke qëlluar me pistoletë gjatë një vizite në një fabrikë armësh.
Fotografia u publikua nga agjencia shtetërore Korean Central News Agency, e cila raportoi se vajza e liderit mori pjesë së bashku me të atin në një aktivitet në një “fabrikë të madhe municionesh” që prodhon pistoleta dhe armë të tjera të lehta.
Në pamje, Kim Ju Ae shihet duke qëlluar me një pistoletë. Fotot e publikuara tregojnë gjithashtu atë dhe babanë e saj të veshur me xhaketa lëkure të njëjta, një simbol që shpesh lidhet me pushtetin në Korenë e Veriut, ndërsa inspektojnë objektin dhe dëgjojnë raportime nga zyrtarët.
Gjatë vizitës, Kim Jong Un testoi edhe vetë një pistoletë të re në poligonin e fabrikës dhe shprehu kënaqësi për “cilësinë e shkëlqyer” të armës.
Foto: AP
Ekspertët thonë se paraqitja e saj në aktivitete të tilla mund të jetë pjesë e një strategjie për të ndërtuar imazhin e saj si lidere e ardhshme. Sipas studiueses Lim Eul-chul nga Kyungnam University, pavarësisht moshës së re, regjimi duket se po përpiqet të krijojë figurën e një gruaje të fortë dhe të frikshme.
“Ajo skenë ku qëllon me pistoletë shërben qartë për të sinjalizuar se po kultivon atributet e një lidereje ushtarake,” tha ajo.
Familja Kim ka sunduar Koreja e Veriut për dekada me një regjim shumë të centralizuar, ku kultivimi i kultit të familjes dhe i të ashtuquajturës “linjë gjaku Paektu” mbetet pjesë e rëndësishme e jetës politike në vend.
Kim Ju Ae u prezantua publikisht për herë të parë në vitin 2022, kur shoqëroi babanë e saj në testimin e një rakete balistike ndërkontinentale. Para kësaj, ekzistenca e saj ishte konfirmuar vetëm nga ish-ylli i NBA-së Dennis Rodman, i cili kishte vizituar Koreja e Veriut në vitin 2013.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)